Ilir Bokshi, regjisori i shfaqjes që përfaqëson Kosovën “Holly Shit”, vjen në PITF 2018.

Ilir Bokshi, një ndër regjisorët më të suksesshëm që Kosova ka, lindi më 11 prill 1966 në Gjakovë. Ai studioi gjatë viteve 1993-1994 në Bukuresht të Rumanisë për Regjinë Teatrore në Akademinë e Teatrit dhe të Filmit.

Ilir Bokshi ka realizuar regjinë e shfaqjeve anë e mbanë teatrove shqiptare. Një ndër këto realizime është edhe shfaqja ‘’Menaxheria e qelqtë’’. Në ndërkohë ai punon si regjisor në Teatrin Kombëtar të Gjakovës.

Shfaqjen nën regjinë e Ilir Bokshit dhe ass.regjinë e Butrint Pashës, keni mundësinë ta shihni në Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’ në PITF 2018 më 5 dhjetor, nga ora 19:00.

Blejeni biletën tuaj në Kolegjin AAB në Prishtinë, në MIQT Pub dhe në Dit’ e Nat’.

Bileta për një shfaqje kushton 3 euro, kurse për studentë kushton vetëm 2 euro.

Një shfaqje mund të ndiqet edhe me biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, kurse për studentë çmimi i Festival PASS është vetëm 5 euro.

Vlen të ceket se 20% nga çdo biletë i dedikohet bamirësisë dhe se bileta përfshin hyrjen për të parë shfaqjen, transportin dhe after-party.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018’’ përmbylli ediconin e dytë mbrëmë.

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm, “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018) përfundoi mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ky edicion që zgjati plot shtatë ditë, i dhuroi audiencës shtatë shfaqje të ndryshme, të cilësuara si ‘’secila më e mirë se tjetra’’ nga juritë. Këto shfaqje garuan për çmime në kategori të ndryshme.

Mbrëmë, u ndanë çmimet e PITF 2018 nga anëtarë të jurisë qendrore, të medias dhe studentëve.

Fituesit e çmimeve të “Prishtina International Theater Festival 2018” janë:

Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Holly Shit” – Kosova

Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Holly Shit” – Kosova

Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga, “Gratë” – Maqedonia

Çmimi “Best Director” – Ana Bateva, “Pula” – Bullgaria

Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgaria

Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” – Kosova

Ky festival, me qëllim të promovimit të vlerave që i përçon teatri, ia doli mbanë edhe në këtë edicion.

Shihemi në edicionet e rradhës 

PITF 2018 po i vjen fundi…

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018’’ që filloi nga data 29 nëntor deri më 5 dhjetor 2018, po e përmbyll edicionin e tij të dytë, që padyshim ishte edhe një sukses tjetër.

Plot 7 ditë sa zgjati ky festival, arriti të mbledhë një audiencë, te të cilët u përcoll qartë mesazhi i çdo shfaqjeje, si dhe një audiencë që jo vetëm përjetuan kënaqësi dhe emocione duke parë shfaqje të ndryshme të programit garues çdo natë, por edhe te ta u përcoll fryma dhe shprehia e teatrit, që do të mbetet me ta.

Programi garues, i përbërë nga shfaqje të vendeve si: Italia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria e Kosova, sonte do të ketë natën që do t’i jap vulë aludimeve rreth çmimeve, sepse pikërisht sonte do të shpallen fituesit e PITF 2018, në kategori të ndryshme.

Festivali PITF që me moton e këtij edicioni “If we cannot see the world, let the world speak of us” pati synim të na afrojë me botën dhe të lejoj që bota të na njeh neve përmes artit, ia doli mbanë si është më së miri.

Shihemi sonte!

U mbajt konferenca për media, e fundit e PITF 2018.

Me rastin e natës përmbyllëse të PITF 2018, do të luajë shfaqja e fundit për këtë edicion, shfaqje kjo nga Kosova, ”Holly Shit”.

Sot për media u shprehën aktori Ylber Bardhi dhe ass.regjisori Butrint Pasha i shfaqjes ”Holly Shit”, të cilët thanë që shfaqja e tyre ka korrur sukses kudo që ka rrugëtuar, kështu që pritet që edhe sonte të ketë sukses në garën e PITF 2018.

Ejani sonte nga ora 19:00 në Teatrin ”Faruk Begolli”, ku përveç shfaqjes, do të jetë edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit.

Sapo u mbajt konferenca e organizuar për media për shfaqjen “Shërbëtoret”.

Shfaqja ”Shërbëtoret” me ekipën nga Shqipëria, do të luhet sonte në orën 19:00 dhe me këtë rast, sot u mbajt konferenca për media.

Ekipa nga Shqipëria, e përbërë nga regjisori Kiço Londo dhe aktoret Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri, të cilët sonte do të japin performancën e tyre, u shprehën për media se pjesëmarrja në PITF 2018 për ta është festë.

Poashtu, ata treguan më shumë rreth shfaqjes, që për më shumë sonte keni mundësinë ta shihni në Teatrin ”Faruk Begolli”.

Sapo u mbajt konferenca e organizuar për media e shfaqjes “Si nëna si e bija”.

Konferenca për shfaqjen “Si nëna si e bija”, u mbajt me praninë e aktoreve të shfaqjes Mia Krajcar dhe Mirta Zečević.

Aktoret nga Kroacia shprehën mirënjohje ndaj festivalit, si dhe thanë që këso teatri dhe ambienti, rrallë herë kanë parë.

Mia Krajcar, si fituese e çmimit Aktorja më e mirë në edicionin e kaluar të PITF, pohoi se do të ishte mjaft e lumtur po të fitonte ndonje çmim edhe këtë edicion, mirëpo ajo mendon se gara është mjaft e ngushtë, pasi që e ka përcjellur programin e sivjetmë.

Për më shume, sonte, nga ora 19:00 ejani dhe shiheni shfaqjen nga Kroacia “Si nëna si e bija” në Teatrin ”Faruk Begolli”.

Nata e katërt e “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018), do të sjellë në skenën e teatrit “Faruk Begolli” shfaqjen “Pula” nga Bullgaria.

Regjisorja e kësaj shfaqje Ana Bateva dhe aktorët Vasilena Vinchenco dhe Vasil Duev ishin të pranishëm në një konferencë për media, ku u përgjigjën rreth pyetjeve në lidhje me shfaqjen.

Pos kësaj, ata u shprehën të kënaqur që sonte do të performojnë në PITF 2018.

U mbajt konferenca e organizuar për media e shfaqjes “Rrëfimi” nga Italia.

Sonte, në natën e tretë të “PITF 2018”, nga ora 19:00 do të jepet shfaqja nga Italia “Rrëfimi” dhe për këtë, u mbajt konferenca për shtyp, me praninë e aktorit dhe vetë regjisorit, Alfredo Traversa.

Traversa u shpreh i lumtur që do të performojë në PITF dhe tha se këtu është hera e parë që ”Rrëfimi” po shfaqet në Evropë.

Mos e humbisni ‘’The Confession’’ (”Rrëfimi”) sonte në teatrin “Faruk Begolli”.