Ilir Bokshi, një ndër regjisorët më të suksesshëm që Kosova ka, lindi më 11 prill 1966 në Gjakovë. Ai studioi gjatë viteve 1993-1994 në Bukuresht të Rumanisë për Regjinë Teatrore në Akademinë e Teatrit dhe të Filmit.
Ilir Bokshi ka realizuar regjinë e shfaqjeve anë e mbanë teatrove shqiptare. Një ndër këto realizime është edhe shfaqja ‘’Menaxheria e qelqtë’’. Në ndërkohë ai punon si regjisor në Teatrin Kombëtar të Gjakovës.
Shfaqjen nën regjinë e Ilir Bokshit dhe ass.regjinë e Butrint Pashës, keni mundësinë ta shihni në Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’ në PITF 2018 më 5 dhjetor, nga ora 19:00.
Blejeni biletën tuaj në Kolegjin AAB në Prishtinë, në MIQT Pub dhe në Dit’ e Nat’.
Bileta për një shfaqje kushton 3 euro, kurse për studentë kushton vetëm 2 euro.
Një shfaqje mund të ndiqet edhe me biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, kurse për studentë çmimi i Festival PASS është vetëm 5 euro.
Vlen të ceket se 20% nga çdo biletë i dedikohet bamirësisë dhe se bileta përfshin hyrjen për të parë shfaqjen, transportin dhe after-party.