Nata e katërt e “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018), do të sjellë në skenën e teatrit “Faruk Begolli” shfaqjen “Pula” nga Bullgaria.

Regjisorja e kësaj shfaqje Ana Bateva dhe aktorët Vasilena Vinchenco dhe Vasil Duev ishin të pranishëm në një konferencë për media, ku u përgjigjën rreth pyetjeve në lidhje me shfaqjen.

Pos kësaj, ata u shprehën të kënaqur që sonte do të performojnë në PITF 2018.

U mbajt konferenca e organizuar për media e shfaqjes “Rrëfimi” nga Italia.

Sonte, në natën e tretë të “PITF 2018”, nga ora 19:00 do të jepet shfaqja nga Italia “Rrëfimi” dhe për këtë, u mbajt konferenca për shtyp, me praninë e aktorit dhe vetë regjisorit, Alfredo Traversa.

Traversa u shpreh i lumtur që do të performojë në PITF dhe tha se këtu është hera e parë që ”Rrëfimi” po shfaqet në Evropë.

Mos e humbisni ‘’The Confession’’ (”Rrëfimi”) sonte në teatrin “Faruk Begolli”.

Sot u mbajt konferenca për shtyp e shfaqjes së dytë të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.

Konferenca për shfaqjen “Nëna dhe Fëmija”, u mbajt sot me praninë e aktorëve të shfaqjes Ema Andrea dhe Matia Llupa, si dhe koordinatorin e festivalit Zija Rexhepi.

Aktorët u shprehën rreth përmbajtjes së shfaqjes që do të luhet sonte, ndërkaq sa i përket festivalit, pohuan se është festival mjaft serioz dhe që janë të lumtur të performojnë sonte në Teatrin ”Faruk Begolli”.

“Nëna dhe Fëmija” vjen në PITF 2018, në programin konkurrues të edicionit të dytë, sonte nga ora 19:00.

Sonte nis edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.

Ne Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’, sonte nis “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, festival ky që mbart me vete një program garues të përbërë prej 7 shfaqjeve teatrore që vijnë nga Italia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria e Kosova.

Festivali do të zgjasë 8 ditë, prej datës 29 nëntor deri më 6 dhjetor dhe pritet të ketë audiencë mjaft të madhe.

Festivali PITF synon të na afrojë me botën, të promovojë vlerat tona dhe mbi të gjitha t’i mundësojë publikut kosovar të njihet me rrjedhat bashkëkohore në lëminë e artit, në këtë kohë kur vazhdojmë të mbetemi të izoluar.

Hapja solemne e PITF 2018 bëhet në orën 18:30, kurse në orën 19:00 do të shfaqet ‘’Gratë’’ nga Maqedonia, një produksion i Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup.

Ejani dhe ndiqeni Festivalin PITF 2018, në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.

U mbajt konferenca për shtyp e shfaqjes së parë të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.

Sot u mbajt konferenca për shtyp e shfaqjes ‘’Gratë’’ me përfaqësim nga Maqedonia, shfaqje kjo e cila hap këtë festival. ‘’Gratë’’ (‘’Women’’), luhet sonte në natën e parë të festivalit dhe është pjesë e programit konkurrues të PITF 2018.

Në konferencën për shtyp morrën pjesë: Drejtoresha artistike e festivalit Burbuqe Berisha, Koordinatori i festivalit Zija Rexhepi dhe dy aktoret e shfaqjes ‘’Gratë’’ Teuta Ajdini Jegeni dhe Drita Kaba Karaga.

Aktoret u shprehën të lumtura që janë pjesë e festivalit, si dhe treguan më shumë rreth shfaqjes.

Por, për më shumë, mos e humbisni shfaqjen ‘’Gratë’’ sonte në orën 19:00

Laura Nezha, aktorja, regjisorja dhe këngëtarja e famshme, performon në PITF 2018 në shfaqjen “Shërbëtoret” (“The maids”).

Shfaqja me perfaqësim nga Shqipëria “Shërbëtoret” (“The maids”), luhet në ‘’Prishtina International Theater Festival’’ në datën 4 dhjetor 2018 dhe sjell me vete aktoren me famë Laura Nezha-n.

Laura u lind më 16 shtator, 1990 në Tiranë të Shqipërisë. Ajo kultivoi karrierën e saj në fushën e aktrimit, regjisë e këndimit. Që nga fëmijëria, morri pjesë në shumë festivale të muzikës, ku fitoi një mori çmimesh dhe nuk u ndal me kaq sepse ajo ende vazhdon të shpërblehet me çmime.

Nezha diplomoi nga Fakulteti i Arteve për regji në vitin 2014. Ajo u vu në rolin e regjisores për shfaqjen True West (Perëndim i vërtetë) në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, punë kjo që rezultoi me sukses. Performoi në dhjetëra shfaqje teatrore ndër vite, si në Les Bonnes, A Streetcar Named Desire, What the Butler Saw, Hamlet dhe shumë të tjera, duke e bërë teatrin të jetë arritja e saj më e madhe artistike. Në vitin 2017, u bë zëri i personazhit të animuar Moana në gjuhën shqipe.

Ne po e presim praninë e saj në PITF 2018 me padurim, andaj ju mirëpresim edhe juve.

Biletën për ta parë këtë shfaqje, tashmë mund ta bleni me çmim 3 euro, ndërsa për studentë kushton 2 euro. Por, mos harroni se mund ta bleni edhe biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton vetëm 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë, çmimi i Festival PASS është vetëm 5 euro.