PITF 2018 nisi mbrëmë me një hapje solemne, vazhdoi me shfaqjen ”Gratë” dhe përfundoi me një after-party nën tingujt e këngëtarit Dren Abazi.
Category: pitf2018
Sonte nis edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.
Ne Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’, sonte nis “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, festival ky që mbart me vete një program garues të përbërë prej 7 shfaqjeve teatrore që vijnë nga Italia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria e Kosova.
Festivali do të zgjasë 8 ditë, prej datës 29 nëntor deri më 6 dhjetor dhe pritet të ketë audiencë mjaft të madhe.
Festivali PITF synon të na afrojë me botën, të promovojë vlerat tona dhe mbi të gjitha t’i mundësojë publikut kosovar të njihet me rrjedhat bashkëkohore në lëminë e artit, në këtë kohë kur vazhdojmë të mbetemi të izoluar.
Hapja solemne e PITF 2018 bëhet në orën 18:30, kurse në orën 19:00 do të shfaqet ‘’Gratë’’ nga Maqedonia, një produksion i Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup.
Ejani dhe ndiqeni Festivalin PITF 2018, në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.
U mbajt konferenca për shtyp e shfaqjes së parë të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.
Sot u mbajt konferenca për shtyp e shfaqjes ‘’Gratë’’ me përfaqësim nga Maqedonia, shfaqje kjo e cila hap këtë festival. ‘’Gratë’’ (‘’Women’’), luhet sonte në natën e parë të festivalit dhe është pjesë e programit konkurrues të PITF 2018.
Në konferencën për shtyp morrën pjesë: Drejtoresha artistike e festivalit Burbuqe Berisha, Koordinatori i festivalit Zija Rexhepi dhe dy aktoret e shfaqjes ‘’Gratë’’ Teuta Ajdini Jegeni dhe Drita Kaba Karaga.
Aktoret u shprehën të lumtura që janë pjesë e festivalit, si dhe treguan më shumë rreth shfaqjes.
Por, për më shumë, mos e humbisni shfaqjen ‘’Gratë’’ sonte në orën 19:00
Mos e humbisni rastin të përcillni shfaqjet më të mira nga Italia, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në PITF 2018.
Biletat mund t’i gjeni në Kolegji AAB, Dit’ e Nat’ & MIQT Pub!
Festival Pass – 10 Euro
Bileta per 1 shfaqje – 3 Euro
A jeni gati!? SOT fillon PITF 2018
🕐 18.30 Hapja Solemne
🕐 19.00 Shfaqja “Gratë”
Pas perfundimit të shfaqjes “Gratë” na pret AFTER PARTY me Dren Abazi!
Shfaqjet mbahen në Teatrin Faruk Begolli, në Kolegji AAB.
Biletat: Kolegji AAB, Dit’ e Nat’ & MIQT Pub.
Ju presim!
Laura Nezha, aktorja, regjisorja dhe këngëtarja e famshme, performon në PITF 2018 në shfaqjen “Shërbëtoret” (“The maids”).
Shfaqja me perfaqësim nga Shqipëria “Shërbëtoret” (“The maids”), luhet në ‘’Prishtina International Theater Festival’’ në datën 4 dhjetor 2018 dhe sjell me vete aktoren me famë Laura Nezha-n.
Laura u lind më 16 shtator, 1990 në Tiranë të Shqipërisë. Ajo kultivoi karrierën e saj në fushën e aktrimit, regjisë e këndimit. Që nga fëmijëria, morri pjesë në shumë festivale të muzikës, ku fitoi një mori çmimesh dhe nuk u ndal me kaq sepse ajo ende vazhdon të shpërblehet me çmime.
Nezha diplomoi nga Fakulteti i Arteve për regji në vitin 2014. Ajo u vu në rolin e regjisores për shfaqjen True West (Perëndim i vërtetë) në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, punë kjo që rezultoi me sukses. Performoi në dhjetëra shfaqje teatrore ndër vite, si në Les Bonnes, A Streetcar Named Desire, What the Butler Saw, Hamlet dhe shumë të tjera, duke e bërë teatrin të jetë arritja e saj më e madhe artistike. Në vitin 2017, u bë zëri i personazhit të animuar Moana në gjuhën shqipe.
Ne po e presim praninë e saj në PITF 2018 me padurim, andaj ju mirëpresim edhe juve.
Biletën për ta parë këtë shfaqje, tashmë mund ta bleni me çmim 3 euro, ndërsa për studentë kushton 2 euro. Por, mos harroni se mund ta bleni edhe biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton vetëm 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë, çmimi i Festival PASS është vetëm 5 euro.
“Shërbëtoret” (“The maids”), pjesë e programit garues në PITF 2018 me përfaqësim nga Shqipëria.
Shfaqja “Shërbëtoret” / “The maids”, e autorit Jean Genet, shtjellon ngjarjet e dy shërbëtoreve Solange dhe Claire, të cilat performojnë rituale sadomasokiste kur zonja e tyre (Madame) nuk është aty.
E përbashkëta e tyre është se që të dyja e urrejnë zonjën.
Fokusi i lojës së tyre është vrasja e zonjës dhe ato i ndërrojnë rolet duke portretizuar dy anët e ndarjes së pushtetit. Ritmi i tyre i qëllimshëm dhe përkushtimi ndaj detajeve siguron se ato gjithmonë dështojnë të konkretizojnë fantazitë e tyre duke “vrarë” në mënyrë ceremoniale Zonjën në denuim të ritualit.
Solange dhe Claire janë si mijëra të rinjë që enden në metropol modern pa perspektivë dhe shpresë, me rrebelime të heshtura të përditshme dhe trazira sociale të kohës sonë.
Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën rrebelohen kundër moralit dominues të mërzisë, bindjes dhe qëndrueshmërisë, kundër shfrytëzimit dhe shantazhit që bëjnë njerëzit në punë, kundër burgut të përditshëm dhe vendosjes së një jete që nuk e zgjodhëm dhe nuk i përkasim, zgjedhja e punës së Jeane Genet për të shprehur frymën e një kohe që do të shpërthejë, ishte e drejtpërdrejtë.
Kjo shfaqje vjen si bashkëpunim i TEKEKS me Ambasadën Franceze në Tiranë nën projektin “Festivali Francez i Teatrit” për regjionin Elbasan-Korçë. Në role janë: Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri, ndërsa regjia është punë e Kiço Londos.
Merreni biletën tuaj në Kolegjin AAB në Prishtinë, në MIQT Pub dhe Dit’ e Nat’ dhe mos e humbisni asnjë shfaqje të PITF 2018.
Duodrama e autores Frano Marija Vranković “Si nëna si e bija” / “Kakva majka takva kći”, më 3 dhjetor vjen në PITF 2018 me regjinë e Jasmin Novljaković dhe kastin e përbërë nga Mia Krajcar dhe Mirta Zečević.
Aktorja e shfaqjes “Si nëna si e bija” / “Kakva majka takva kći”, Mia Krajcar vjen në PITF për herë të dytë, ku vitin e kaluar morri çmimin Aktorja më e mirë.
Krajcar u lind në Zagreb, më 24 shtator, 1980. Ajo është aktore e teatrit, televizionit dhe filmit. Diplomoi në vitin 2007 në Akademinë e Arteve të Dramës në Zagreb.
Ka sinkronizuar filma të ndryshëm të animuar, morri pjesë në seriale të ndryshme dhe gjithashtu ka performuar në dhjetëra performanca teatrore.
Në Split, u nominua për çmimin e Teatrit Kroat për rolin në shfaqjet “Udovic” dhe “Libertinac”, e poashtu për performancën në “Baal” Theater, në shfaqjen “Don Juan”. Nga 2009, ka qenë anëtare e Shoqatës Kroate të artistëve të pavarur.
Bileta për të parë këtë shfaqje kushton 3 euro, ndërsa për studentë kushton 2 euro.
Kjo shfaqje mund të ndiqet edhe me biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë çmimi i Festival PASS është 5 euro.
Biletat tashmë kanë filluar të shiten në Kolegjin AAB në Prishtinë, në MIQT Pub dhe Dit’ e Nat’.
Mos harroni se blerja e biletës ju siguron transportin falas dhe after-partyn
Regjisorja maqedonase Ana Bateva e shfaqjes “Chicken” (Pula) me kastin nga Bullgaria, marrin pjesë në PITF 2018.
Ana Bateva studio për regji teatri në Fakultetin e Arteve në Akademinë Kombëtare të Teatrit dhe Filmit ‘’Kr. Sarafov’’- NATFA në Sofia të Bullgarisë.
Ndonëse e re në moshë, regjisorja maqedonase Bateva, u shpërblye për performancat e saj të shumta në shumë festivale ndërkombëtare të teatrit.
Ajo morri një mori çmimesh si: Regjisorja më e mirë, Performanca më e mirë, Inovacioni i teatrit etj. Tani, ajo vjen në ‘’Prishtina International Theater Festival’’ për të bërë pjesë në programin konkurrues, ku garojnë 7 shfaqje gjithsej.
Ne ju presim për ta ndjekur shfaqjen “Chicken” (Pula) në Teatrin AAB ‘’Faruk Begolli’’, në datën 2 dhjetor 2018, nga ora 19:00.
Më 2 dhjetor 2018, nga ora 19:00, mos e humbisni shfaqjen “Chicken” (Pula) që vjen nga Bullgaria në PITF 2018.
“Chicken” (Pula) është një shfaqje jostandarde që shtjellon problemet e artistëve modernë në teatrot shtetërore dhe problemin e materializmit agresiv që na rrethon.
Heronjtë e kësaj shfaqjeje Nina Zarechnaya dhe Aleksandër Timofeich, rolet e të cilëve i luajnë Vasilena Vinchenco dhe Vasil Duev, ëndërrojnë të shkojnë në kryeqytet ndërkohë që kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe sapo gjejnë lirinë e tyre personale në art, poashtu bien në vorbullën e mjediseve dhe miqësive të rreme.
Si rrjedhojë e punës së autorëve А. P. Chekhov dhe Nikolay Kolyada, shfaqja vjen nën regjinë e Ana Bateva.
Bileta për një shfaqje kushton 3 euro, kurse për studentë kushton vetëm 2 euro.
Një shfaqje mund të ndiqet edhe me biletën e tërë festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të parë të gjitha shfaqjet e festivalit, kurse për studentë çmimi i Festival PASS është vetëm 5 euro.
Vlen të ceket se 20% nga çdo biletë i dedikohet bamirësisë. Biletat mund t’i gjeni në Kolegjin AAB në kampusin e Prishtinës.