Category: pitf2017
Shfaqja ”Armiku i popullit”, u shpërblye me pesë çmime në natën finale në Prishtina International Theater Festival, duke përfshirë kështu:
Çmimi “Best Play Student Choice”
Çmimi “Best Play Media Choice”
Çmimi “Best Play”
Çmimi “Best Director”
Çmimi “Best Supporting Actor”
‘’Armiku i popullit’’ sonte në natën finale të Prishtina International Theater Festival.
Dramë e njohur e Ibsenit, flet për moralin/imoralitetin, hipokrizinë dhe ndrydhjen e individit nga qarqet e fuqishme vendimmarrëse.
Ky version i “Armikut të popullit” i përpunuar nga një tjetër dramaturg gjenial, Arthur Miller, është një ndër dramat më të fuqishme që flet për keqpërdorimin e asaj që quhet “interesi publik”.
Në regjinë e Fatos Berishës vjen sonte në PITF, ‘’Armiku i popullit’’. Në role janë: Shpëtim Selmani, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli.
Shfaqja fillon në ora 20:00. Ju mirëpresim.
Afterparty i shfaqjes së mbrëmshme.
Sonte në orën 20:00 mund ta shihni shfaqjen ”Speak Medea”, apo ‘’Fol Medea’’ .
Shfaqja ‘’Speak Medea’’, e cila vjen në PITF 2017 me përfaqësim nga Irani, shtjellon një histori të një gruaje të fuqishme, e cila ndjehet e lënë pas dore dhe e pambështetur.
E rëndësishme është se kjo shfaqje i kushton respekt të gjitha grave të të gjitha kohërave, të cilat kanë vuajtur nga shtypja dhe keqtrajtimi.
Autori: Mehdi Sheikhvand
Regjia: Mehdi Sheikhvand
Aktorët: Clara Corona, Darya Nazari, Fatemeh Abrishami Movahed, Vida Gharagozlou.
Ju mirëpresim.
#AAB #PITF2017 #TEATRIAAB
Afterparty i shfaqjes ‘’Vdes siç vdes një vend’’.
Pas shfaqjes ‘’Vdes siç vdes një vend’’ me ekipën nga Shqipëria, musafirët patin rastin të argëtoheshin në praninë e këngëtares Vesa Smolica.
#PITF2017#AAB#TEATRIAAB
Mbrëmë u shfaq ‘’Vdes siç vdes një vend’’ në Prishtina International Theater Festival.
Në PITF 2017 në teatrin ‘’Faruk Begolli’’ në Kolegjin AAB, luajti shfaqja ‘’Vdes siç vdes një vend’’ me përfaqësim nga Shqipëria, e cila u mirëprit me interesim të madh nga publiku.
Sonte nga ora 20.00 në “Prishtina International Theater Festival 2017”, jepet shfaqja “Vdes siç vdes një vend”.
Sonte, në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival 2017″ (PITF 2017), në AAB Teatrin ‘Faruk Begolli” do të jepet shfaqja “Vdes siç vdes një vend”, në regji të Rozi Kostani.
Në konferencën sotme për media, drejtoresha artistike e PITF 2017, Burbuqe Berisha, tha se arsyeja pse e kanë përzgjedhë shfaqjen “Vdes siç vdes një vend” për pjesëmarrje në këtë festival, ka qenë miksimi i të gjitha zhanreve teatrore brenda këtij festivali.
“Këtë shfaqje kemi vendosur ta kemi në repertor, pasi që ky është edicioni i parë i festivalit dhe kemi dashur që të kemi të gjitha zhanret brenda vetes.”, tha drejtoresha Berisha.
Ajo shtoi se shfaqja “Vdes siç vdes një vend” është një shfaqje mjaft atraktive edhe për mënyrën se si është vendosur në skenë edhe për emrat e aktorëve, edhe të regjisores edhe për përmbajtjen.
Ndërsa, regjisorja, njëherësh edhe aktorja e shfaqjes “Vdes siç vdes një vend”, Rozi Kostani, në këtë konferencë për media tha se ndihet shumë e emocionuar dhe e gëzuar që kjo shfaqje, pjesëmarrjen e parë në një festival ndërkombëtar të teatrove po e bën në Prishtinë.
Sa i përket shfaqjes, regjisorja Kostani tha se kjo shfaqje flet shumë për realitetin tonë shqiptar dhe i flet shumë përditshmërisë sonë, duke filluar që nga ajo sociale, politike, etj.. “Është një shfaqje që ngacmon dhe flet drejtpërdrejt.
Teksti i kësaj shfaqje nuk është mirëfilli dramatik, por është një analizë mbi një vend, se si shkatërrohet një vend dhe si përçmohet një vend duke filluar nga individi, shoqëria dhe sistemet politike”, tha regjisorja Rozi Kostani.
Ndërkaq aktori Alfred Trebicka, tha se pjesëmarrja e kësaj shfaqje në këtë festival, për të është një përvojë krejtësisht e re.
” Më vjen mirë që jemi këtu dhe që do të luajmë këtu në këtë skenë të re, moderne, me të gjithë parametrat e mrekullueshme që ka”, tha aktori Trebicka.
Për sa i përket veprës të cilën e luajnë, aktori Trebicka tha se “mbase në titull mund të tingëllojë pak i çuditshëm “Vdes siç vdes një vend” dhe vdekja ka gjithmonë një nocion negativ, në thellësinë e vet, në thelbin e vet, vepra ka shumë optimizëm nga brenda, sepse shpesh herë është më mirë t’i thuash të vërtetat ashtu siç janë, pasi që ato pastaj shërbejnë më mirë për t’u korrigjuar”.
Shfaqja “Vdes siç vdes një vend”, është vepër e autorit grek, Dimitris Dimitriadis, e kthyer në kontekstin shqiptar nga regjisorja Rozi Kostani.
Është një vepër që vjen për të kuptuar marrëdhënien tonë me vendin.
Kjo vepër është një thirrje, një mesazh që sa më shumë ta kuptojmë që po i bëjmë keq vendit, aq më shumë do ta ruajmë dhe do ta duam veten.
“Vdes siç vdes një vend”, është inskenuar në shumë skena teatrore të Evropës, duke filluar nga Parisi e para, pastaj në Itali, Gjermani, së fundmi në Spanjë etj.
Kjo shfaqje do të jepet sonte, në natën e tretë të programit garues të festivalit “Prishtina International Film Festival”, PITF 2017, në ora 20.00.
Nesër ndërkaq, më 19 tetor 2017, nga ora 20.00 vjen në konkurrencë shfaqja nga Irani “Speak Medea”.
Mbrëmë u shfaqën ‘’Shërbëtoret’’ dhe ‘’Shenjëtorja e errësirës’’ në Prishtina International Theater Festival.
Në PITF 2017 në teatrin ‘’Faruk Begolli’’ në Kolegjin AAB, u dhanë dy shfaqje në termine të ndryshme, ‘’Shërbëtoret’’ nga Bullgaria dhe ‘’Shenjëtorja e errësirës’’ nga Kroacia.
Sonte ne “Prishtina International Film Festival”, PITF 2017, ne programin garues, nga ora 20.00 jepet shfaqja nga Shqiperia “Vdes sic vdes nje vend”.
Luajne: Alfred Trebicka, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Ina Morinaj, Benada Mulla, Silvio Goskova, Lejda Celi, Artan Skenderasi, Kesina Lami, Arild Stafa, Jona Hoxha, Armando Mehmeti.
Shfaqja “Vdes sic vdes nje vend”, vjen për të kuptuar marrëdhënien tonë me vendin.
Është një thirrje, një mesazh që sa më shumë ta kuptojmë që po i bëjmë keq vendit, aq më shumë do ta ruajmë dhe do ta duam veten.
“Vdes sic vdes nje vend”, është inskenuar në shumë skena teatrore të Europës, duke filluar nga Parisi e para, pastaj në Itali, Gjermani, së fundmi në Spanjë etj.
Sonte vjen per publikun kosovar ne Teatrin AAB “Faruk Begolli”.
Ju mirepresim!