News

THIRRJE PËR PJESËMARRJE Në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të Teatrit “Prishtina International Theater Festival – PITF 2019” 04-09 nëntor 2019, në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e tretë të Festivalit PITF 2019, i cili do të mbahet nga 04-09 nëntor 2019, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.

Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 25 tetor 2019.

Përzgjedhja përfundimtare do të dihet deri në fund të tetorit 2019.

Kushtet e festivalit: udhëtimi, transporti i skenografisë, akomodimi (me mëngjes), dreka, koktej pas çdo shfaqje, biletat për të gjitha shfaqjet e tjera në festival.

Më shumë rreth edicioneve të mëparshme:
https://pitf.teatriaab.com/2018/
[email protected]
[email protected]