‘’The Confession’’ (Rrëfimi) është shfaqja nga Italia që s’do të dëshironit ta humbisni në PITF 2018.
Shfaqja e parë në Itali që flet për një prift homoseksual, do të jetë pjesë e programit konkurrues në PITF.
Idea për këtë shfaqje rrjedh nga takimi me një prift homoseksual, i cili i ka treguar botës haptazi për homoseksualitetin dhe jetën e tij.
Kjo shfaqje është një dramatizim dhe një dëshmi e sinqertë e një prifti katolik, i cili zbuloi se ishte homoseksual.
Një itinerar zbërthyes që e udhëheq atë përtej përvojave të vështira, por gjithashtu trondit balancin e jetës së tij si prift dhe lidhjen e tij me Zotin.
Shfaqja është krijim i autorit Marco Politi dhe vjen me regji të Alfredo Traversa, i cili është edhe vetë aktori në këtë shfaqje.
‘’The Confession’’ mund ta shihni në datën 1 dhjetor në orën 19:00, pasi ta keni blerë biletën e cila kushton 3 euro, apo edhe me biletën që shërben për të gjithë programin e festivalit (Festival Pass) që kushton vetëm 10 euro.