News

Shfaqja ‘’Gratë’’ (‘’Women’’), vjen në natën e parë të festivalit, më 29 nëntor 2018, në programin konkurrues të PITF 2018.

Një produksion i Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup, me tekst të Robert Thomas dhe në regji të Qëndrim Rijanit.

Në rolet e shfaqjes vijnë: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Zarije Jonuzi Çeliku, Mirlinda Saiti dhe Aida Elezi.

Shfaqja “Gratë” trajton qenien grua me përsosmëri. Dashuria, urrejtja, tradhëtia, seksualiteti, incesti, dhe problemet e tjera femërore, janë vorbulli i kësaj shfaqjeje.

Tema kryesore e shfaqjes është LIRIA e gruas (mbi të gjitha e drejta për të qenë e barabartë, liria e vendimmarrjes). Qëllimi i shfaqjes “Gratë” është që të ngritet dhe të debatohet dinjiteti i femrës. Këto janë disa nga çështjet që meritojne të trajtohen në përditshmërine tonë, duke i shfaqur ato në audiencë, çështje këto që janë aktuale në ditët tona.

Shfaqja do të jepet të enjten, më 29 nëntor 2018, nga ora 19.00.

Biletat për shfaqje mund t’ i gjeni në Kolegjin AAB.
Çmimi i biletës për shfaqje është 3 euro, ndërsa për studentë 2 euro.

Po ashtu, shfaqja mund të ndiqet edhe me biletën e festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë çmimi i Festival PASS është 5 euro.