News

Dino Mustafić, regjisori nga Sarajeva e Bosnjës, vjen në PITF 2018 si regjisori i shfaqjes “Nëna dhe fëmija” një shfaqje që përfaqëson Shqipërinë.

Regjisori i teatrit dhe filmit Dino Mustafić, u lind më 6 korrik 1969.

Ai diplomoi nga Akademia e Arteve në Sarajevë, në degën e regjisë dhe nga Fakulteti i Filozofisë në Sarajevë, dega e letërsisë së përgjithshme dhe bibliotekarisë.

Ai ishte edhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit MESS në Sarajevë dhe poashtu regjisor i dokumentarëve (“Miracle in Bosnia” dhe shumë të tjerë), programeve muzikore dhe shfaqjeve teatrore.

Filmi i tij i parë “Remake” sipas Zlatko Topçiqit, ka qenë një sukses i madh. Dino është shfaqur në festivalet e shumta ndërkombëtare të filmit në të gjithë botën, ku edhe fitoi çmime.

Filmi “Remake” u shpërblye si filmi më i mirë debutues, po ashtu mori shpërblime për aktorin më të mirë (Ermin Bravo) dhe për Paqen dhe Mirëkuptimin Kulturor në Festivalin e Filmit të Verës në San Francisko, çmimin ‘’Special Future’’ në Festivalin e Filmit në Munih dhe çmime të tjera në Berlinale.

Ai është nominuar për Çmimin e Artë të Tulipit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll, çmimin e madh në Festivalin e Filmit në Paris, çmimin e Lindjes së Perëndimit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary dhe Tigrin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Novi Sad, në 2016, ai u shpërblye si ‘’Regjisori më i mirë’’.

Shfaqjen nën regjinë e Mustafić, keni mundësinë ta shihni të premten, më 30 nëntor 2018, nga ora 19.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.