News

Nata e dytë e ‘’Prishtina International Theater Festival’’ sjell shfaqjen e parë të programit konkurrues, shfaqjen nga Greqia ‘’Moskov Selim’’.

‘’Moskov Selim’’ është një produksion i Teatrit Papalangki në Greqi, me tekst të Georgios Vizyinos dhe në regji të Tasos Angelopoulos.

Në rolet e shfaqjes janë: Elli Sarri, Maria Constanta, Angelos Prokopios Nerantzis dhe Christos Tsavlidis.

‘’Moskov Selim’’, kryevepra që flet për historinë e një turku, i cili dëshiron të bëhet rus, shkruar nga një Grek gjatë shekullit XIX. Georgios Vizyinos, autori, është një nga shkrimtarët më të veçantë Grekë të shekullit XIX. Lindur dhe rritur në Thraki, ai përshkruan në tregimet e tij fatin e përbashkët të popujve të Ballkanit në fund të shekullit XIX dhe nën sundimin otoman.

Performanca, duke u mbështetur në materiale nga tradita e zakonshme e popujve të Ballkanit, na çon, në një mënyrë imagjinare, në Thrakinë multikulturore dhe historinë e trazuar të shekullit XIX, duke e lidhur të djeshmen me të sotmen.

Përmes narracionit të aventurave të heroit të tij, shkrimtari na fton të zbulojmë tjetrin pranë nesh dhe në fund, ta kuptojmë veten.

Shfaqja do të jepet të marten, më 5 nëntor 2019, nga ora 19:30.

Ju mirëpresim.

Second Night of ”Prishtina International Theater Festival” brings the first performance of the competitive program, the performance of “Moscow Selim” from Greece.

‘Moscow Selim’ is a production of the Papalangki Theater in Greece, written by Georgios Vizyinos and directed by Tasos Angelopoulos.

The cast is made of: Elli Sarri, Maria Constanta, Angelos Prokopios Nerantzis and Christos Tsavlidis. ”Moscow Selim”, a masterpiece about the story of a Turk who wants to become a Russian was written by a 19th-century Greek named Georgios Vizyinos, who is one of the most unique Greek writers of the 19th century.

Born and raised in Thrace, he describes in his stories, the fate of the Balkan people in the late 19th century while under Ottoman rule.

The performance, drawing on material from the common tradition of the Balkan people, takes us, through an imaginary journey to the multicultural Thrace and the tumultuous history of the 19th century, linking the past with the present.

The play will begin on Tuesday, November the 5th 2019 from 19:30 pm.

Welcome to # PITF2019