News

“Nëna dhe Fëmija”, vjen në PITF 2018, në programin konkurrues të edicionit të dytë.

Me interpretim të Ema Andreas në rolin e nënës dhe të Matia Llupas në atë të të birit, drama e shkruar nga Jon Fosse, me regji të Dino Mustafiqit “Nëna dhe Fëmija”, vjen në PITF 2018, në programin konkurrues të edicionit të dytë.

Një shfaqje që ngre krye kundër shoqërive patriarkale e njëherit krejt larg teatrit tradicional apo atij “të realizmit socialist”, shfaqje kjo që u cilësua si ‘’tronditëse’’ ku aktorja Ema Andrea zhvishet për “të përballuar dhimbjen”.

Shfaqjen që zgjoi ndërgjegjen e publikut anë e mbanë, do të mund ta shihni të premten, më 30 nëntor 2018, nga ora 19.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.

Biletat për shfaqje mund t’ i gjeni në Kolegjin AAB.

Çmimi i biletës për shfaqje është 3 euro, ndërsa për studentë 2 euro.

Shfaqja mund të ndiqet edhe me biletën e festivalit (Festival PASS), që kushton 10 euro për të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë çmimi i Festival PASS është 5 euro.