News

Regjisori Rijani vjen në PITF me shfaqjen ‘’Gratë’’ (‘’Women’’), e cila do të luhet në natën e parë të festivalit, më 29 nëntor 2018.

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, ka lindur më 30 mars në vitin 1990, në Kërçovë të Maqedonisë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa është diplomuar në degën e Regjisë së Teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe në po të njejtin Universitet ka kryer edhe studimet master – dega: Regji teatri dhe spektakli.

Aktualisht është ass.pedagog në Tiranë dhe Tetovë.

Deri më tani ka realizuar rreth trembëdhjetë shfaqje profesionale në Teatro të ndryshme Kombëtare dhe të Qyteteve Është fitues i Çmimit “Regjisori i ri më i mirë” në Shqipëri dhe fitues i çmimit “Regjisori i vitit” në Maqedoni.

Përveç çmimeve në rajon, ai njihet edhe si fitues i disa çmimeve në festivale të ndryshme dhe mirënjohjeve.

Regjisori Rijani vjen në PITF me shfaqjen ‘’Gratë’’ (‘’Women’’), e cila do të luhet në natën e parë të festivalit, më 29 nëntor 2018. Kjo shfaqje trajton qenien grua dhe problemet me të cilat ato ballafaqohen në ditët e sotme.

Shfaqjen mund ta ndiqni në natën e parë të festivalit, të enjten më 29 nëntor 2018, nga ora 19.00.