News

‘’Armiku i popullit’’ sonte në natën finale të Prishtina International Theater Festival.

Dramë e njohur e Ibsenit, flet për moralin/imoralitetin, hipokrizinë dhe ndrydhjen e individit nga qarqet e fuqishme vendimmarrëse.

Ky version i “Armikut të popullit” i përpunuar nga një tjetër dramaturg gjenial, Arthur Miller, është një ndër dramat më të fuqishme që flet për keqpërdorimin e asaj që quhet “interesi publik”.

Në regjinë e Fatos Berishës vjen sonte në PITF, ‘’Armiku i popullit’’. Në role janë: Shpëtim Selmani, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli.

Shfaqja fillon në ora 20:00. Ju mirëpresim.