Ballina Lajmet
Nëntor 5, 2019

Garën e PITF2019 e nis Greqia me shfaqjen “Moskov Selim”

Garën e PITF2019 e nis Greqia me shfaqjen “Moskov Selim”

Sonte nga ora 19:30 në programin garues të “Prishtina International Theater Festival”, prezantohet për herë të parë Greqia me shfaqjen “Moskov Selim”, me regji të Angelopoulos Tasos.


Regjisori i shfaqjes, në konferencën për media në mes tjerash tha: “Po ndihem shumë mirë, por edhe më shumë i surprizuar pasi në Greqi nuk kemi këto përshtypje për Kosovën, sidomos për vendin që ndodhemi tani. Ne nuk kemi besuar që në Kosovë të ketë një universitet si ky dhe për më shumë të ketë edhe teatër brenda tij.

Prandaj dua të kemi bashkëpunim edhe në të ardhmen me këtë festival që organizohet nga Kolegji AAB dhe që po ashtu na mundëson shfaqjen ta luajmë brenda AAB-së”, tha Tasos.

Një nga aktorët e shfaqjes Christos Tsavlidis, tregoi më shumë rreth shfaqjes dhe tematikës që ka brenda saj.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm që të jemi pjesëmarrës në festivale dhe të prezantohemi me shfaqjen tonë, shfaqje kjo e cila premierën e saj e pati para dy jave. Kjo shfaqje tregohet në mënyrën se si një njeri turk dëshiron të bëhet rus dhe këtë mundohet ta arrijë përmes një shkrimtari”.

Sonte pas shfaqjes “Moskov Selim”, në programin off të PITF2019, performon këngëtari Denik Prizreni.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian