Ballina Per ne

PËR PITF

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Prishtina International Theater Theatre" u themelua në ambientet e Teatrit AAB "Faruk Begolli" në Qershor të vitit 2017. Ky teatër funksionon në kuadër të Kolegjit AAB në Prishtinë.

Edicioni i parë i këtij festivali u mbajt me moton: "Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju - pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj" Ne synojmë ta bëjmë këtë festival një ngjarje tradicionale dhe origjinale.

#PITF2019

Nisma për krijimin e një festivali të tillë u bë nga artistë të njohur, të cilët janë akoma pjesë e udhëheqjes së këtij institucioni. Ky festival udhëhiqet nga: Drejtori i festivalit Ilir Tafa, drejtoresha artistike Burbuqe Berisha dhe koordinatorët Zija Rexhepi, Ema Andrea, Mimoza Doko dhe Zijad Mehiq. "Prishtina International Theater Festival" mbahet çdo vit në fillim të tetorit me dëshirën për t'i ofruar publikut përvojat më të suksesshme teatrale. “Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë”, vit pas viti, synon ta bëjë programin e festivalit sa më cilësor, me qëllim prezantimin e trendeve më bashkëkohore në fushën e teatrit.

Si festival me një profil ndërkombëtar, përveç afrimit të teatrove, ky festival mundëson edhe afrim kulturor. Karakteri konkurues i festivalit bie edhe frymen garuese në fushën e artit. Ky festival tregon pjekuri në secilin edicion dhe padyshim synon të ruajë dinamikën e tij dhe të sfidojë rajonin e Ballkanit në kontekstin e perspektivave të reja rajonale. Në kuadër të ekzistencës së tij, ky festival është vetë-financuar nga Teatri AAB "Faruk Begolli".

Program & Awards

The Festival Program consists of various program units, interconnected and united under the apex of the theater.
The structure of the festival program consists of an official and follow-up program.
In the official program, performances from state and independent theaters can equally compete.
The follow-up program foresees performances, workshops, other cultural programs that are done in the Republic of Kosovo and abroad.
The awards of Prishtina International Theater Festival, are:
  • Best Actor/Actress
  • Best Supporting Actor/Actress
  • Best Director
  • Best Play

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian